Kritikat ndaj Armando Brojës në ditët e fundit janë kthyer si “kërpudhat pas shiut”.
Përtej rendimentit të dobët kundër Andorrës, komentet negative nga sfera e futbollit, por jo vetëm u kthyen në masë, pasi ai hezitoi të përshëndeste tifozët e kuqezi.
Duket se sulmuesi 24-vjeçar ka reflektuar në kohë. Ditën e sotme po qarkullon masivisht videoja ku Armando Broja bën foto me tifozët, i buzëqeshur dhe shumë ndryshe gjendjes së vështirë emocionale që përjetoi në Andorra.
Shqipëria luan sot në orën 18:00 ndaj Anglisë në “Air Albania” dhe nuk ka siguri nëse ish-sulmuesi i Chelsea do jetë në fusha nga minuta e parë, si zëvendësues apo do jetë në rolin e “spektatorit”.




