TRAZIRAT e ndeshjes/ Deputeti njohur i vjen në ndihmë tifozes që kishte humbur ndjenjat

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i ka dhënë ndihmën e shpejtë një tifozeje pranë stadiumit Air Albania, ku Kombëtarja shqiptare po zhvillon ndeshjen me Anglinë.

Tifozja kishte rënë në gjendje pa ndjenja, ndërkohë që i ka shkuar në ndihmë Çuçi.

Kujtojmë se ndeshja e sotme e Kombëtares shqiptare me Anglinë zhvillohet për eleminatoret e Botërorit 2026.

Anglia e ka siguruar me kohë kualifikimin në Botëror, ndërkohë që Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohej në Play-Off, pas fitores së arritur në ndeshjen me Andorrën.