Artan Hoxha zbulon bisedën me babain e Ervis Martinajt: Do tr*nditeni se si e dinte, ja cfare tha per Jeton Lamin

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në edicionin i ditës me Thimi Samarxhiu, në Euronews Albania, ka treguar se ka qenë tek familja e Ervis Martinaj në Fushkuqe, 10 ditë pasi ky i fundit ishte zhdukur.

Ai theksoi se ka biseduar me familjarët e tij, kryesisht me babain, pasi e ka njohur edhe më parë dhe kanë biseduar edhe për Jeton Lamin.

“Mbaj mend që babi i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj, tha që “ne dëshirojmë që ai të dali shpejt”, patjetër tha që ai ka informacion dhe ne nuk kemi mundësi se si ta kontaktojmë, dhe tha që “nuk besoj se ai do bashkëpunoj me policinë” dhe në fakt kishin të drejt në dyshime e tyre se fakti që ai doli shpejt i dha të drejtë dyshimit që ai kishte”, u shpreh Hoxha.

Sipas gazetarit Hoxha, nga ai moment e mbrapa përfshirjen e Jeton Lamit në këtë ngjarje e evidentoi Elvis Lame.

“Ai e nxorri në skenë Elvis Lamen, të cilin e kemi njohur në histori si pjestar i grupit Admir Tafilit, njeriu që e ndihmoi në arratisjen nga burgu i Drenovës, njeriu që holli granatën në qendër të qytetit, në mënyrë që Admir Tafili dhe 13 persona të tjerë të realizoni arratisjen më të bujshme. Në këtë kohë ai ka qenë vetëm 18-vjeç. Pas ngjarjes së Ervis Martinaj ai ka dalë në skenë fuqishëm, sepse është njeriu që është akuzuar që është përfshirë në ngjarjen e Ervis Martinaj. Duke patur njeriun e afërt të Ervis Martinaj, policia skishte nga të merrte informacione për atë. Kundërshtari arriti të kap njeriun më të afërt që kishte Ervis Martinaj, kjo gjë e ekspozoi Ervis Lamen dhe nga aty e mbrapa ai nukishte më i dukshëm në kryeqytet”, është shprehur Hoxha.