E bujshme! Erion Braçe t*llet me Ministrin e Edi Ramës, i bën pyetjen që e kap mat: Puppuuu

Skema e TVSH-së në bujqësi me kompensim 10% për çdo faturë që fermeri do të marrë nga grumbulluesit për produktin që do t’i shesë ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë.

Salla u shpreh se çdo fermer që shkon në prikën e grumbullimit merr auto faturë, gjë që u kundërshtua nga socialisti, Erion Braçe.

Pjesë nga Debati

Salla: Në faturë do të shënohet TVSH-ja në bazë të çmimit real të produktit

Braçe: Si do shënohet TVSH-ja në faturë?

Heshtje…

Braçe: Pupu…këta se dinë fare, pfff… një tmerr. (mbështet kokën në tavolinë)

Salla: Edhe sot ka çdo fermer që shkon në pikën e grumbullimit patjetër që merr autofaturën.

Braçe: Me thënë të drejtën jo!

Salla: Si është?

Braçe: Merr një copë letër, ku i thuhet kaq kilogramë solle.

Salla: Qëllimi i 10% është të ndodhë faturimi i gjithë produktit, sepse do kërkojë autofaturën për të marrë kompensimin.

Baçe: Kjo është e faktuar, ose nuk do pres faturë, ose do presë frakturë fiktive ose nuk e mbledh produktin fare, se me 10% në hyrje dhe 20% në dalje nuk më del mua. Nuk njoh ndonjë grumbulles e përpunues kështu. E kemi pasur ne këtë skemë me 6%, dhe prap ka ndodhur.

Salla: Ka qenë për grumbulluesit jo për fermerët.

Braçe: Nuk ka rëndësi fare.

Salla: Ka rëndësi se e ka marrë grumbulluesi.

Braçe: S’jam i interesuar për ta grumbulluar, çfarë do të të them këtu që vaji që prodhohet tani është pa formalizuar.