Vëllai i Madh lajmëroi zyrtarisht pak ditë më parë se në dhjetor do të nisë spektakli më i ndjekur “Big Brother VIP 5”.
Kaq mjaftoi që rrjeti të “shpërthente” me aludime se cilët do jenë ata që do të ndiqen 24 orë në 24 në dy kanale në Digitalb.
Në “Shqipëria Live” me Sidorela Gjoni u zbulua shumë pak nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ndërsa moderatori Ronaldo Sharka foli për aludimet se kush do të jetë banor.
Ndër emrat e komentuar janë analisti Arjan Curri, modelja Arbenita Ismaili apo këngëtari Shpat Kasapi, futbollisti Eros Grezda e të tjerë, për të cilët Sharka tha nëse do të jenë apo jo në Big Brother.
Ditën e sotme i ftuar në “Shqipëria Live” ishte gazetari i njohur Ronaldo Sharka i cili foli lidhur me fillimin e reality show-t Big Brother Vip.
Së shpejti në muajin dhjetor pritet të startojë sërish Big Brother Vip5 Albania, lajm ky i konfirmuar në faqen zyrtare me promon e publikuar.
Gazetari Ronaldo Sharka komentoi gjatë intervistës se cilët nga emrat e showbizzit janë ato më të përfolurit për tu bërë pjesë e këtij edicioni të ri.
Ai zbuloi ekskluzivisht se sipas “burimeve” të tij këtë vit do të ketë shumë vajza të bukura dhe seksi duke përmendur mundësinë e modeles Arbenita Ismajli, për të qenë pjesë e formatit.
Gjithashtu ai hodhi dyshime edhe lidhur me djemtë e njohur të showbizzit shqiptar: Finem, Shpat Kasapi dhe Erik Fullani.
Top Channel




