Nuk munguan batutat në Bruksel nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për hapjen e negociatave për grupkapitullin e fundit. Rama tha se nëse BE kërkon të na heqë qafe, duhet ta bëjë Shqipërinë pjesë të unionit, ose do t’i përndjekim deri në fund.
Kreu i qeverisë tha se vendi ynë ka qenë besnik i perandorive, por duke theksuar se më parë kanë qenë të imponuar, ndryshe nga kësaj radhe që është zgjedhje.“Lërini vitet që po punojmë së bashku, gjatë së cilave po luftojmë të ecim para me të gjitha vështirësitë, shpullat e grushtet, nëse do nxjerrësh nga panorama BE dhe do mbash në këtë panoramë, mua, qeverinë, shqiptarët, që bëjnë më të mirën e tyre, a do ishte Shqipëria ajo që është sot.
Jo, ky proces na ka ndihmuar në mënyra që në këtë kundërt do të ishin të pamundura, sepse mund të tingëllojë patetik, apo quajeni si të doni, po është njësoj si të shkosh në shkollë dhe të duhet të mundohesh dhe të thonë që duhet të përmirësohesh, dhe të thonë që duhet të vish prapë, se provimi se kë bërë mjaftueshëm.
Por në fund nëse nuk heq dorë, fiton. Ajo çfarë Shqipëria e shqiptarët firojnë nga ky proces, është diçka që shkon përtej grukapitujve e vetë anëtarësimi formal, ata fitojnë një vend që bazohet në institucione, që funksionon në bazë të shtetit të së drejtës, që funksionon në të gjitha primet që i bëjnë vendet e BE kaq të admiruara.
Viti i fundit ka qenë shpërblyes, por pa vitet që i paraprijnë, të cilat nuk ishin shpërblyese, ky nuk do të kishte ardhur. Të jesh skeptik nuk është gjë e keqe, pro nuk duhet të na dalë të punojmë çdo orë çdo minutë për ta bërë realitet.
Ne kemi një shumicë si në kohët komuniste ishte njësoj edhe në perandorinë osmane, ne u jemi besnik perandorive, kjo është e para perandori me të cilën duam të jemi, kjo shumicë është ndryshe jo vetëm në shifra, por në thelb, ishim të gjithë kokë e këmbë pas osmanëve, sovjetikëve, por kokë e këmbë për shkak të imponimit, kurse kjo është me zgjedhje, ja pse Maria e kuptoi pse nuk u shpëton dot Shqipërisë. Më mirë të na marrin brenda se nëse jo do i përndjekim deri në fund, nëse duan të na heqin qafe, duan të na marrin me vete”, tha Rama.




