Leonidha Guçe dhe Denis Meçe kanë lënë qelinë me një vendim të tre ditëve më parë të marrë nga Gjykata e Korçës. Dy të rinjtë, të cilët akuzohen për vrasjen e Egli Progës një qytetin e Pogradecit janë liruar nga burgu dhe ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Vendimi për lirimin e tyre është marrë nga togat e zeza me argumentin se kanë përfunduar afatet e qëndrimit në paraburgim.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më datën 10 gusht të vitit të kaluar në qytetin e Pogradecit. Denis Meçe së bashku me Leonidha Guçe rrahën barbarisht babain e dy fëmijëve i cili fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.
Leonidha Guçe fillimisht ishte hetuar vetëm për moskallëzim krimi, por 9 muaj pas vrasjes Prokuroria zbuloi se edhe ai kishte marrë pjesë në rrajën brutale të Progës, bashkë Meçe.
Një vit më parë ky i fundit shprehu pendesë teksa vendosi në dispozicion 10 milionë lekë të vjetra si garanci pasusore me qëllim që të mos qëndronte prapa hekurave. Por, kjo kërkesë e tij u hodh poshtë asokohe, ndërkohë që tani si pasojë e përfundimit të afatit të paraburgimit ai së bashku me autorin tjetër të dyshuar të kësaj ngjarje janë lënë në arrest shtëpie.
Ndërkoë për shtetasit e tjerë, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, të cilët akuzohen për veprën penale “moskallëzim krimi”, Gjykata ka vendosur “detyrim apraqitje”.
Vijon…




