Kush e vr*u Gilmando Danin? Artan Hoxha jep detaje: Po ua them njehere e mire, SPAK duhet të!

Gazetari Artan Hoxha ka folur për atentatit ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Rinas, ku tha se po hetohet në disa pista.

Hoxha tha se SPAK duhet të marrë në dorë dosjen, pasi viktimë ka mbetur një ish-punonjës i AMP dhe se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

“SPAK ka të gjitha sistemet e monitorimit, përgjimit, por gjithashtu ka dhe reputacionin si një strukturë e cila mund të përballojë situata të tilla,”-tha Hoxha në MCN.

Pyetje: A ka ndonjë pistë kush janë vrasësit?

Artan Hoxha: Patjetër që e kanë. Policia e ka një pistë, jo një pistë, por ka disa pista. Prokuroria që ka marrë në dorë hetimin, se tashmë heton prokurori. Pra, që ka marrë në dorë hetimin, patjetër që ka. Unë me thënë të drejtën habitem që ende me çështjen është akoma pa përfshirë SPAK-u. Do të jetë një çështje edhe pse është një punonjës i agjencisë së mbikëqyrjes policore, por edhe për shkak se kemi të bëjmë me krim të organizuar dhe grup të strukturuar kriminal, minimalisht, gjë që do të thotë që duhet ta kishte marrë SPAK-u, i cili ka edhe mjetet aktualisht mjetet e duhura si burimet njerëzore, pra duke përfshirë BKH-në, ëh, ka të gjitha sistemet e monitorimit, përgjimit, por gjithashtu ka dhe reputacionin si një strukturë e cila mund të përballojë situata të tilla. Pastaj sa rezultat do ketë, kjo është një tjetër gjë. Mënyrë, vendi i përzgjedhjes na çudit ne, jo autorët.