E vërteta e trekëndëshit Bia–Alba–Limi

Në rrjetet sociale dhe portale ka nisur të qarkullojë një thashethem i ri pikant: një “lidhje e fshehtë” mes Bia Khalifës dhe Limit, të dashurit që u bë i njohur nga romanca e tij në “Ferma VIP” me Alba Pollozhanin. Por, sipas informacioneve ekskluzive, kjo histori nuk është aspak ashtu si po përflitet.

Burime pranë Bias tregojnë për Albanian Post se mes saj dhe Limit ka ekzistuar vetëm një miqësi e zakonshme, e cila ka mundur të ketë momente flirti, por kurrë një romancë të mirëfilltë. “Nuk ka pasur asnjëherë lidhje mes tyre,” thekson burimi, duke hedhur poshtë zërat që kanë marrë dhenë në internet.

Ndërkohë, historia e Limit dhe Albës është e njohur për publikun, pasi nisi në ekran gjatë qëndrimit të tyre në “Ferma VIP” dhe vazhdoi për pak kohë edhe pas përfundimit të programit.

Tani që të dyja – si Bia Khalifa, ashtu edhe Alba Pollozhani – ndodhen në të njëjtin format, Big Brother VIP Kosova, publiku është kureshtar të dijë nëse një histori e së kaluarës, qoftë edhe vetëm në nivel aludimesh, mund të ndikojë në dinamikën e tyre brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të sjellë tensione, sqarime apo thjesht do të shuhet po aq shpejt sa u krijua. Në Big Brother, çdo detaj mund të kthehet në dramë – e kjo histori sapo ka hyrë në qarkullim.