Moderatorja Bora Zemani, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, është vendosur përballë njërës prej pyetjeve më të diskutuara nga publiku shqiptar kohët e fundit: Cilin preferon në drejtimin e “Big Brother VIP”, Arbana Osmanin apo Ledion Liçon?
Që pas ndryshimit të moderimit të formatit, krahasimet mes dy figurave ikonike të Top Channel kanë qenë të pashmangshme, dhe shpesh personazhet publike hezitojnë të mbajnë anë. Por Bora nuk hezitoi dhe dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke treguar se shijet e saj anojnë qartë nga stili i Ledionit.
Ajo deklaroi: “Në shijet e mia, për gjithë formimin, batutën është Ledioni gjithmonë. Unë e shijoj, mund të shoh 4-5 orë Big Brother. Jam aty me Ledionin gjithmonë.”
Me këtë deklaratë të sinqertë, Bora jo vetëm që bëri zgjedhjen e saj publike, por theksoi se për të, mënyra se si Ledion Liço e drejton spektaklin e bën atë ta ndjekë me orë të tëra pa u lodhur.



