8 Tetori shënoi afatin e fundit për paraqitjen e dokumentacionit të kandidatëve për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme, SPAK dhe më 20 Tetor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi listën me 4 kandidatët zyratrë që janë kualifkuar në garën për drejtuesin e ri. Ata janë prokurorët Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho.
Ky i fundit duket edhe kandidati i përzgjedhur nga SHBA për të pasuar Altin Dumanin.
Ambasada Amerikane në Tiranë, në postimet e saj në rrjetet sociale (18 Shtator dhe 17 Nëntor më të fundit) ku shpërndan aktivitet për mbështetjen Strukturës së Posaçme është kujdesur me finesë që prokurori Klodjan Braho, të shfaqet në takimet me të Ngarkuarën me Punë të SHBA, Nancy VanHorn dhe fill pas kryeprokurorit të Posaçëm i SPAK, Altin Dumani.

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve ekzistues të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.
Pak javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, pak muaj para përfundimit të mandatit të drejtuesit aktual Altin Dumani.

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës. Dumani u zgjodh për të qenë në krye të Prokurorisë së Posaçme më 16 dhjetor 2022, ndërsa mandati i tij përfundon më 18 dhjetor 2025.

Sipas KLP, prokurorët e SPAK, Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj i plotësojnë kushtet për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme dhe emrat e tyre u kualifikuan për të vijuar më tej garën. Miratimi i listës me 4 kandidatët në KLP është bërë me 10 vota pro. Në votim nuk mori pjesë vetëm anëtari Zeqir Hodaj. Hodaj u largua pak para votimit pasi sipas tij ka pasur shkrime në media se ai ndodhet në situatën e konfliktit të interesit sepse i biri është emëruar në BKH, nga një prej kandidatëve, Klodian Braho.
4 kandidatët pasi kaluan këtë fazë do të ftohen për t’u intervistuar nga KLP.
Ata pritet t’i nënshtrohen një procesi të hapur përmes intervistave publike dhe vlerësimeve nga KLP, ku do të merret parasysh përvoja e tyre profesionale, integriteti, vizioni dhe aftësia për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend në 35 vite demokraci.
Më 18 dhjetor, drejtuesit aktual të SPAK Altin Dumanit i mbaron mandati 3-vjeçar në krye të Prokurorisë së Posaçme dhe SHBA siç duhet ka pikasur kush do të jetë drejtuesi i ri.
