Pamje të r*nda në Port! Po imbarkohej, makina bie në det, shoferi shqiptar del sipër dhe…(Video)

Një incident i pazakontë ka ndodhur në portin e Barit, ku një automjet ka përfunduar në det në momentin kur po ngjitej në bord të një trageti me destinacion Shqipërinë. Ngjarja është regjistruar pasditen e së martës dhe është publikuar nga mediat italiane, përfshirë La Repubblica, duke shkaktuar reagime të shumta.

Si ndodhi ngjarja

Sipas raportimeve paraprake, mjeti kishte kaluar të gjitha kontrollet e sigurisë dhe ishte drejtuar drejt rampës së imbarkimit. Në atë moment, moti në zonë paraqitej me reshje të dendura shiu dhe sipërfaqja ishte tepër e rrëshqitshme. Shoferi shqiptar sipas burimeve te EURONEWS dyshohet se humbi kontrollin e automjetit dhe rrëshqiti drejt skajit të platformës, duke rënë direkt në ujë.

Ngjarja ndodhi brenda pak sekondash dhe u pasua nga panik i menjëhershëm tek personeli i portit.

Reagimi i shoferit: thyeu xhamin dhe u ngjit në çati

Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, një shtetas shqiptar, i cili reagoi me shpejtësi për të shpëtuar jetën. Sipas dëshmive në vendngjarje, pasi makina u fundos pjesërisht, ai theu xhamin e përparmë nga brenda, arriti të dalë dhe të ngjitet mbi çati, në pritje të ndihmës.

Falë reagimit të shpejtë dhe qetësisë së mbajtur në situatë kritike, ai shmangu mbytjen pak para se mjeti të zhytej plotësisht nën ujë.

Ndërhyrja e menjëhershme e Rojet Bregdetare

Roja Bregdetare italiane mbërriti në vendngjarje brenda minutave. Me një gomone shpëtimi ata arritën ta tërhiqnin shoferin në bord dhe t’i ofronin ndihmën e parë.

Fatmirësisht, shqiptari ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime serioze, përveç tronditjes së fortë.

Zjarrfikësit dhe njësitë e zhytjes nxjerrin automjetin

Më pas, njësitë e zjarrfikësve të Barit dhe ekipi i specializuar i zhytësve kryen operacionin e vështirë të rikuperimit të automjetit nga fundi i basenit të portit. Procesi zgjati rreth një orë dhe u krye me mjete të specializuara ngritëse.

Autoritetet e portit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar me saktësi momentet e incidentit dhe për të konfirmuar nëse shkaku kryesor mbetet rrëshqitja e mjetit nga kushtet atmosferike, apo kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë.