Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur gjatë një fluturimi të nisur nga Tirana drejt Londres, i cili është detyruar të devijojë rrugën dhe të rikthehet në aeroportin e nisjes, Rinas.
Fluturimi, që ishte parashikuar të mbërrinte në Aeroportin e Luton në orën 10:55, u ndal papritur gjatë itinerarit dhe, pasi kaloi pranë Mynihut, piloti vendosi rikthimin urgjent drejt Londrës. Sipas burimeve për JOQ Albania, vendimi u mor pasi 4–5 pasagjerë u sëmurën në mënyrë të menjëhershme, duke shfaqur simptoma të fikti dhe humbje ndjenjash.
Çfarë ndodhi në bord?
Sipas informacioneve të para, situata është rënduar brenda pak minutash. Ekuipazhi, pasi konstatoi se disa pasagjerë kishin humbur ndjenjat, njoftoi pilotin për gjendjen e emergjencës.
Kapiteni vendosi të devijonte fluturimin, pasi Tirana ishte më afër se Luton në atë pikë të rrugës, duke shmangur çdo rrezik të mëtejshëm për pasagjerët në gjendje të rënduar.
Një familjar i një pasagjeri ka deklaruar:
“Sapo fola me një të afërm timin. Më tha se janë sëmurur dukur 4 persona dhe janë detyruar të kthehen. Kanë kaluar gjendje të fikti.”
Ndërsa një tjetër pasagjer ka raportuar nga bordi:
“Janë sëmurur në gjysmë të rrugës disa persona dhe kapiteni na tha se do kthehemi mbrapsht se Luton është më afër se Tirana.”
Ambulancat presin në pistë
Pas uljes së avionit në Tirane , në pistë kanë zbritur 5 ambulanca, të cilat kanë pritur pasagjerët e sëmurë për t’u marrë menjëherë në ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet shkaku i saktë i gjendjes së tyre.
Vonesa të shumta për pasagjerët
Rikthimi i papritur i avionit ka sjellë vonesa të mëdha:
pasagjerët që po udhëtonin drejt Tiranës do të ri-nisen më vonë,
është shkaktuar gjithashtu vonesë me efekt zinxhir edhe për fluturimin Tiranë–Londër, pasi aeroplani nuk mbërriti në destinacion.
Aeroporti i Rinasit pritet të publikojë njoftim zyrtar për pasagjerët e prekur.
Hetimet dhe verifikimet
Shkaqet e sëmundjes së menjëhershme të disa pasagjerëve mbeten të paqarta. Autoritetet britanike po kryejnë verifikimet e para, ndërsa pasagjerët e tjerë ndodhen në pritje të një fluturimi alternativ.




