‘Berberi kishte marrë masa që të mos të shkonte i vetëm në burg’, Lala jep lajmin qe trondit qeverine: Ja cfare ka pranuar ne SPAK

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se ish-kreu i ARRSH-së ka pranuar të gjitha komunikimet që janë zbardhur mes tij dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, në lidhje me procesin e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Klodiana Lala: Nuk ka një pendesë të tij në kuptim të ligjit, nuk është një i penduar i drejtësisë, por në momentin që iu vunë përpara komunikimet i pranoj, ishin fakte të pakundërshtueshme. Ndërkohë që erdhi ky akt ekspertimi pati një akuzë zyrtare nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në arrati, për akuza të rend penale.

Prokurorët arritën të përputhin bisedat që u zbuluan në celularin e Berberit dhe të gjitha të dhënat u gjetën në “Blackberry” dhe tre celularë të tjerë të markave të tjera, që po ashtu u zbërthyen.

Këto të dhëna i ballafaquan më të gjitha lëvizjes e Ballukut brenda dhe jashtë vendit. Dhe lëvizjet e personave të tjerë të bashkëlidhur. Me datat që kanë të bëjnë me tenderat, u pa kur u hap tenderi i parë, bisedat mes Ballukut dhe Berberit, kur ishte anuluar tenderi i cili rezultonte në bisedat mes tyre dhe si ishte rihapur sërish gara, si ishte fituar nga një kompani turke.

Këto rezultuan të dhëna të përputhshme që bindën prokurorët për të arritur në konkluzionin se Balluku kishte paracaktuar tenderin për tunelin e Llogarasë, për ndërtimin, sepse kemi edhe të paracaktuar edhe tenderin për supervijëzimin. Po ashtu u zbulua edhe tenderi për Unazën e Madhe.