Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko–Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum pranë DPPSh, ka finalizuar një operacion të mirëorganizuar të koduar “Outlet”, pas sigurimit dhe administrimit të informacioneve në rrugë operative për kontrabandë mallrash në Tiranë.
Arrestimi
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasja:
Estela Kapo, 49 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte bërë personazh i njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku reklamonte veshje dhe produkte të ndryshme që tregtonte në biznesin e saj.
Estela kishte krijuar një komunitet ndjekësish duke promovuar video të shpeshta të produkteve “outlet”, çmimeve të ulëta dhe ofertave të përditshme.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçare, e cila shiste rroba të kontrabanduara te dyshuara të vjedhura në Greqi.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasja Estela Kapo, 49 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të DVP Tiranë me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve në DPPSh, operacioni policor i koduar “Outlet”.
Goditet një rast i kontrabandimit në Shqipëri, të mallrave të dyshuara të vjedhura në Greqi.
Zbulohet dhe bllokohet dyqani në Yzberisht, ku shiteshin mallrat (veshjet) e kontrabanduara.
Vihet në pranga administratorja e dyqanit.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Seksioni i Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSh, si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara për një rast të kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Outlet”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasja:
-E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjatë kontrollit në subjektin tregtar që administronte kjo shtetase, në rrugën “Demneri”, Yzberisht, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme veshjesh të ndryshme, për të cilat ajo nuk dispononte dokumentacion doganor apo fatura blerjeje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.





