Pas pezullimit të Ballukut, qeveria e Edi Ramës merr vendimin që nuk pritej, thërret me urgjencë …

Qeveria ende pa një qëndrim mbi masën e GJKKO…

Perditesim i lajmit: Mbledhja e qeverisë e planifikuar për nesër në mëngjes është anuluar. Pas takimit afro 7 orë mes kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Ballukut, u fol për një mbledhje qeverie nesër në orën 09.00.

Por mësohet se ajo është anuluar për shkak se nesër është Samiti për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në Tiranë. Mësohet se mbledhja ishte planifikuar të drejtohej nga Balluku, por për shkak të masës së pezullimit nga detyra, ajo nuk mund ta bëjë këtë gjë. Vetë Rama në orën 9.30 takon liderët e BE dhe rajonit dhe nuk ka kush e drejton.

Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku kanë pasur një takim mbi 7 orë ditën e sotme, ku duket se është diskutuar mbi vendimin e Gjykatës së Posaçme.

GJKKO vendosi masë sigurie ndaj Ballukut duke e pezulluar nga detyra, si dhe i ndaloi daljen jashtë shtetit. Pas këtij vendimi, pak pas orës 12.00, Balluku u pa të ngjiste shkallët e Kryeministrisë dhe ka pasur një takim të gjatë me Kryeministrin. Pasdite në godinë u pa edhe ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, teksa thuhet se ka pasur dhe personazhe të tjerë.

Sipas burimeve, nga qeveria masa ndaj Ballukut shihet si një vendim antikushtetues nga Gjykata e Posaçme. Kodi i Procedurës Penale parashikon pezullim nga funksioni në poste të ndryshme me të emëruar, mirëpo ministri është në të njëjtin nivel me deputetin. Ligji e ndalon pezullimin e të zgjedhurve nga populli. Si duket diskutimet sot janë fokusuar te kjo pjesë, nëse GJKKO e ka tejkaluar ligjin apo jo.

Rama-Balluku 7 orë takim, kryeministri mbledh nesër qeverinë;

Parashikimi në Kodin e Procedurës Penale

Nga ana e qeverisë nuk pati asnjë qëndrim ditën e sotme. Fillimisht ishte kryeministri që u largua nga godina, pasi kishte një darkë të planifikuar me komisioneren Marta Kos. Më pas u largua zonja Balluku. Ndërkohë mësohet se nesër në mëngjes në orën 09.00 do të ketë një mbledhje qeverie. Me gjasë nesër pritet të kemi dhe një qëndrim mbi masën e GJKKO.

Pas mbledhjes, Rama dhe kabineti i tij do të marrin pjesë në në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, me praninë edhe të Komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos. /Pamfleti