“Almer Toska plas b*mbën: Balluku ka blerë deputetët e PD! Deputetët kërkonin ‘para për molotovë’ tek Berberi”

Gazetari Almer Toska ka akuzuar drejtpërdrejt Belinda Ballukun për tentativa shantazhi dhe blerje të heshtjes politike, duke përdorur miliona euro të përfituara nga korrupsioni në koncesionet rrugore.

Në intervistën e tij në News24, ndërsa komentonte pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës së Ballukut nga GJKKO, Toska deklaroi: “Belinda Balluku ka tentuar të negociojë fatin e saj politik duke përdorur shantazhin. Ka menduar se kishte mbështetje të fortë sepse kishte pushtet ekonomik absolut përmes korrupsionit. Ka mbushur xhepat jo vetëm të njerëzve të saj, por edhe të opozitës dhe partive të reja. Ka shpërndarë paranë e grabitur të shqiptarëve te ata që dilnin publikisht përballë saj.”

Gazetari zbuloi një detaj tronditës nga komunikimet e përgjuara: “Një deputet shumë i rëndësishëm i Partisë Demokratike, i afërt me Sali Berishën, komunikon në një grup WhatsApp-i me Evis Berberin. Deputeti i shkruan: ‘Na duhen lekë për molotovë’. Berberi i përgjigjet: ‘Keni shumë pak njerëz, pse nuk organizoheni më mirë?’ dhe deputeti ia kthen: ‘Nuk kemi financa’. Kjo tregon se deri në çfarë niveli ka arritur blerja copë-copë e opozitës nga Belinda Balluku.”

Gazetari Almer Toska ka deklaruar dje se në dosjen e SPAK për Tunelin e Llogarasë ka disa komunikime të përgjuara, mes deputetit të Partisë Demokratike (Belind Këlliçi) dhe ish kreut të ARRSH Evis Berberin, i cili është në burg me disa masa sigurie për korupsion me tenderat e rrugëve dhe pastrim parash. Në këto mesazhe, sipas gazetarit pranë PD-së, diskutohen çështje të organizimit dhe financave për protestat para Bashkisë së Tiranës, kundër Erion Veliajt.

Një deputet shumë i rëndësishëm i Partisë Demokratike, i afërt me Sali Berishën, komunikon në një grup WhatsApp-i me Evis Berberin. Deputeti i shkruan: ‘Na duhen lekë për molotovë’. Berberi i përgjigjet: ‘Keni shumë pak njerëz, pse nuk organizoheni më mirë?’ dhe deputeti ia kthen: ‘Nuk kemi financa’”, tha Toska. Deklaratat u bënë gjatë një interviste në kanalin News 24.

Ndërkaq, disa burime theksojnë se në dosjen e Tunelit të Llogarasë rezulton i përfshirë në komunikime edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili është akuzuar nga Gaz Bardhi se posedon edhe një vilë në Gjirin e Lalzit në emrin e një biznesmeni. Gjithsesi, avokatja Alesia Balliu tha dje në një studio televizive se Flamur Noka ka miqësi me zv/kryeministren Balluku.

Ata e braktisën parlamentin pasi nuk kanë interes të debatojnë me argument me Ballukun, sepse ajo është mikeshë shumë e mirë e Nokës. Ata e ruajnë për të mos e atakuar. Dhe kur e atakojnë, mbajnë atë klounin, çunin e Fahriut, që kërkojnë ti bëjë moral të pandehurës Balluku, duke qenë vetë djali i një spiuni dhe që vjen nga një familje hajdutësh“, tha Balliu. /Prapaskena