Një panel me shumë “ngjyra” ka qenë i ftuar mbrëmjen e së enjtes në puntatën e radhës së “Mirëmbrëma Yje”. Përballë Arbana Osmanit, qëndruan Zhaklin Lakatari, Zhaku dhe si “veshka në mes të dhjamit”, Arjan Konomi.
Për shumë gjëra folën, nga bisedat +18 e deri te sherret më të bujshme që ata kanë pasur. Ka qenë Arjani ai i cili ka risjellë dhe njëherë në vëmendje sherrin me ish-kreun e “Nismës Thurrje”, Endri Shabanin të cilin asokohe e quajti edhe “mashkull k*rvë”.
Ndonëse muajt kanë kaluar, gazetari na tregoi se nuk i dalë “inati” ende me Shabanin i cili e zhgënjeu dhe i theu besimin pas zgjedhjeve të 11 Majit.
“Publik….Ka qenë me atë me.. ç’ishte një…një metër e gjysmë, ai i një partie politike që ishte në aleancë me Adriatikun, Endri Shabanin. Me atë kam bërë një prononcim të fortë publik, që nuk është në natyrën time po njeri jam dhe unë. Njerëzit që e shohin thotë: “o Pse flet ashtu ti?”. Por, njerëz të gjallë jemi, flasim dhe në atë mënyrë. Kur shikon që mundi, djersa dhe sakrifica, dhe përveç kësaj ato që janë thënë ndryshojnë nuk ka zhgënjim më të madh. Dhe ndoshta prej zhgënjimit ndodhin këto gjëra”, tha Arjan Konomi.
Arjan Konomi ka qenë një ndër figurat publike të cilët u rreshtuan krah koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe trokiti në dyert e shqiptarë për të fituar besimin e tyre në zgjedhjet e 11 Majit.
Por, përçarja mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, për mandatin e deputetit, ku vetë ish-kreu i “Nisma Thurrje”, ndryshoi qëndrimin e tij gjatë rrugës, solli dhe një revoltë te analisti.
Përmes një video të postuar në rrjetet e tij sociale, Konomi “shpërtheu” muaj më parë ndaj Shabanit duke i premtuar publikisht se kur t’i dalë para “do e pështyjë”, pasi sipas gazetarit ai rezultoi të ishte një tradhtar dhe një njeri pa “fytyrë”.
“O Endri Shabani o mashkulli më k*rvë që ekziston, po si morë manipulon edhe fjalët e mija. Si manipulon del në një emision televiziv dhe del dhe thua se unë paskam thënë për fëmijët e Zeqirit që do ti pështyj në fytyrë.. Jo, mo jo kam thënë për Zeqirin që do e pështyj në fytyrë. Por do pështyj edhe ty, unë i pari në më dalç përpara Endri Shabani ta them publikisht dhe nuk kam frikë”, tha gazetari asokohe.
Pjesë nga biseda në “Mirëmbrëma Yje”:
Arbana Osmani: Jam zënë me dikë publikisht…
Të ftuarit: E kam bërë
Arbana: Cila ka qenë zënka jote më e fortë që keni pasur, publike?
Zhaklina: Mendoj me komunitetin fetar, ata kanë qenë sulmuesit e mi më të mëdhenj. Me gruan e pastorit.
Arjan Konomi: Publik….Ka qenë me atë me.. ç’ishte një…një metër e gjysmë, ai i një partie politike që ishte në aleancë me Adriatikun, Endri Shabanin. Me atë kam bërë një prononcim të fortë publik, që nuk është në natyrën time po njeri jam dhe unë. Njerëzit që e shohin thotë: “o Pse flet ashtu ti?”. Por, njerëz të gjallë jemi, flasim dhe në atë mënyrë. Kur shikon që mundi, djersa dhe sakrifica, dhe përveç kësaj ato që janë thënë ndryshojnë nuk ka zhgënjim më të madh. Dhe ndoshta prej zhgënjimit ndodhin këto gjëra




