Ish- drejtuesi i policisë Shemsi Prençi deklaroi në Report Tv se Belinda Balluku tentoi të arratiset ndaj edhe GJKKO i ndaloi daljen jashtë vendit dhe e pezulloi sot nga detyra e zv.kryeminstres, pasi kishte informacion lidhur me këtë.
I ftuar në emision ‘Frontline’ në Report Tv, ai tha se Balluku tashmë që është në liri, ka mundësi që të intimidojë vartësit e saj dhe të prish votat.
‘Unë e kam thënë që do të pezullohej nga detyra, duke parë nivelin e korrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve publike që ajo ka bërë, por SPAK është i detyruar që nga sot e tutje të bëjë kërkesë në Kuvend për ti hequr imunitetin sepse paraqet rrezikshmëri të madhe, madje ka pasur zëra se do të arratisej si Ahmetaj ndaj SPAK i kanë bllokuar pasaportën, pra kanë përshpejtuar veprimet. Ky është pezullim i përkohshëm. Ajo ka mundësi që të intimidojë vartësit e saj, dhe unë them se prokuroria dhe gjykata kanë vepruar drejt duke vepruar sipas ligjit procedurës penale’, tha ai.
Po ashtu Prenci shtoi qe e pritshme eshte qe Rama do e zevendesoje Ballukun me Ulsi Manjen, sepse ai ishte personi qe ai thirri ne Kryeministri, si nje konjukturagjiu me i rendishem nga partia socialiste, dhe ai si jurist te marre persiper te mbroje Belinda Ballukun ne kushtetuese dhe te marre persiper detyrat
Avokati Edmond Petraj, tha se kryeministri Edi Rama do ta zëvendësojë Ballukun. Petraj tha se vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra nuk diskutohet, ndërsa theksoi se pezullimi është shkarkim.
‘Kemi të bëjmë në këtë rast me numrin 2 të qeverisë. Po pezullimi është shkarkim, problemi është që duhet parë se si do të vejë situata. Po unë them se Rama do zëvendësojë Ballukun. Të thotë ajo mungojnë hekurat dhe betoni në tunel kjo është një gjë shumë e rëndë. Duhet parë nëse është zbatuar projekti si duhet’, tha ai.
Ilir Alimehmeti, deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet që ta shkarkojë Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministres pas vendimit për pezullimin nga detyra ditën e sotme nga GJKKO. Ai tha se nëse Ballukun e lënë në liri, ajo mund të prish provat.
‘Ky është rast i parë sepse është në detyrë dhe ajo duhet që të jepte dorëheqjen kur u morë e pandehur dhe kryeministri duhet që ta shkarkonte dhe u desh GJKKO të mësojë moralin politikë sesi funksionon dhe kjo duhet që të ishte bërë më herët. Rama nuk duhet që ta kishte riemëruar. Nëse kemi dy zvendës kryeministri njëri në arrati dhe tjetrës i është marrë pasaporta kryeministri ka përgjegjësit e vet dhe Ballukun as që e ka shkarkuar. Të vjedhës sasi kaq të madhe parash dhe as punën mos ta bësh mirë kjo është e tmerrshme. Unë prisja dorëheqjen që kur u thirr në SPAK’, tha ai.
Për avokatin Indrit Sefa, pas pezullimit nga detyra Balluku nuk mund të firmosë asnjë dokument. Ai tha se vendimin e gjykatës do e zbatojë qeveria.
Këshilli i Ministrave duhet që të mblidhet për të zbatuar vendimin e GJKKO. Balluku do të jetë e pezulluar në funksion nuk qëndron dot, nuk merr dot asnjë vendim nuk firmos dot. Rri e pezulluar me vendim gjykate. Rama mund të emëroj sa zv.kryeministra të dojë, por ligjërisht Balluku në funksion e saj është e pezulluar do të dalë vendim i Këshillit të Ministrave i cili do e pezullojë dhe do e çojë çështjen në GJK për interpretim përfundimtar’, tha ai.
Belinda Balluku u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së, pasi SPAK e heton për shkelje në tenderët e Llogarasë dhe Unazës së Madhe me vlerë 210 milionë euro. Që prej mesditës së sotme për 8 orë ajo ka qenë në Kryeministri, ku iu bashkua edhe Ulsi Manja për konsultime juridike.




