Dy të rinj janë përfshirë në një sherr të dhunshëm me grushte e shkelma pasditen e kësaj të premte në autostradën Tiranë-Durrës, pas një konflikti banal (PSE ME SHEF). Siç shihet dhe nga pamjet, ata kanë ndaluar mjetet paralel dhe kanë nisur të konfliktohen fizikisht.
Portali JOQ Albania ka publikuar pamjet e regjistruara nga kalimtarët e tjerë, të cilët kanë mbetur të bllokuar për disa minuta, sepse të dy të rinjtë që janë përfshirë në konflikt fizik i kanë ndaluar mjetet paralel.
Sherri ka krijuar trafik të rënduar në autostradë, me drejtim Durrësin, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes në orarin e pikut.
Ndërkohë, për disa momente askush nuk del nga mjeti për të shuar konfliktin fizik me grushte e shkelma mes të rinjve, derisa një shofer vjen nga fundi i radhës së makinave dhe menjëherë përfshihet për t’i ndarë personat që po rriheshin.




