Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra dhe iu ndalua largimi nga Shqipëria.
Sipas Sali Berishës, me deklaratat që bëri, Rama “i ka nxjerrë dhëmbët drejtësisë”.
Sipas Sali Berishes, “me fjalë të tjera Rama i thotë Belindën kurban po harroni mua sepse unë jam kushtetuta dhe mjerë kusht të kaloj kufirin”.
Në fund, Berisha paralajmëron kryeministrin: “Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të renda”.
Reagimi i Berishes:
Rama ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë!
Miq, Edi Rama është i tmerruar nga Lubi Balkuku dhe SMS-të që i ka dërguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë.
Pasi u betua se do respektojë drejtësinë ai paralajmeroi se:
“Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës.” Me fjalë të tjera Rama i thotë Belindën kurban po harroni mua sepse unë jam kushtetuta dhe mjerë kusht të kaloj kufirin.
Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të renda.


Comments are closed.