Pezullimi i kompetencave të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka sjellë reagime të forta publike, mes të cilave edhe ai i gazetarit Anri Bala.
Sipas tij, masa e ndërmarrë nga drejtësia ndaj një funksionareje të këtij niveli ka krijuar një situatë të paprecedentë që ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e qeverisë.
Bala është ndalur te mbledhja e qeverisë e parashikuar për ditën e sotme, e cila është anuluar për shkak të angazhimeve jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama dhe pezullimit të detyrës së Ballukut.
“Per ata qe se kuptuan pse pezullimi i rolit te zv kryeministrit eshte jashte kompetences se SPAK, e keni shembullin konkret: Neser nuk kemi mbledhje qeverie, se Rama ka axhende jashte vendit dhe zv. i tij eshte i pezulluar, deri sa te shprehet apeli, gjithmone nese e sheh te arsyeshme te ndryshoj vendimin e shkalles se pare te GJKKO”, shkruan gazetari, duke ngritur kështu alarmin se në një rast emergjence kombëtare apo zhvillimi të papritur, vendi rrezikon të mbetet pa drejtim ekzekutiv.
Ndërhyrja e SPAK sipas tij, në nivele të tilla të larta të ekzekutivit krijon një situatë ku organi i akuzës, përmes dyshimeve, mund të ndikojë në dinamikat politike, madje edhe të çojë drejt krizave institucionale apo zgjedhjeve të parakohshme. Bala shton se përgjegjësia për këtë situatë i takon kryeministrit, i cili duhet të marrë masa për të garantuar funksionimin normal të qeverisë.
“Po fajin se ka SPAK, e ka “palloshi” qe s’ka kellqe te ushtroj detyren e tij! Palloshi ose duhet te nis vale shkarkimesh si domosdoshmeri duke filluar nga oborri i tij, si garantim i pushtetit ekzekutiv, ose duhet t’i tregoj struktures qe dyshon korrupsionin dhe se ka kapur dot deri me tani, se ku mbarojne funksionet e tij”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i Andri Balës në Facebook:
Anri Bala: Per ata qe se kuptuan pse pezullimi i rolit te zv kryeministrit eshte jashte kompetences se SPAK, e keni shembullin konkret:
Neser nuk kemi mbledhje qeverie, se Rama ka axhende jashte vendit dhe zv. i tij eshte i pezulluar, deri sa te shprehet apeli, gjithmone nese e sheh te arsyeshme te ndryshoj vendimin e shkalles se pare te GJKKO!
Imagjinoni nese Rama do kishte pamundesi per tu kthyer, qofte per ndonje çeshtje te siguris kombetare apo ndonje katastrofe natyrore, vendi mbetet pa kreun e qeverise apo pa ate qe ka atributet ta dubloj!
SPAK-u i “mbylli qepenin” ekzekutivit, sepse dyshon dhe prej dyshimit mund te shpall edhe zgjedhje te parakohshme po vazhdoi keshtu!
E meqe prej dyshimit mendon se nje kandidat per deputet mund te jete i korruptuar, te na hartoje dhe listat e kandidateve, te na hartoje se kush do jete minister dhe kush do jete president.
Po fajin se ka SPAK, e ka “palloshi” qe s’ka kellqe te ushtroj detyren e tij! Palloshi ose duhet te nis vale shkarkimesh si domosdoshmeri duke filluar nga oborri i tij, si garantim i pushtetit ekzekutiv, ose duhet t’i tregoj struktures qe dyshon korrupsionin dhe se ka kapur dot deri me tani, se ku mbarojne funksionet e tij.




