Ky është momenti kur shpërthen në flakë automjeti që u aksidentua me një tjetër mjet pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.
Mjeti “Ford”, sikurse duket në videon e siguruar nga korrespondenti Bledi Korreshi, godet nga pas një mjet tip “BMW”. Si pasojë e goditjes “Ford”-i ka shpërthyer në flakë
Drejtuesi i mjetit, së bashku me pasagjerët kanë arritur të dalin menjëherë nga automjeti, duke marrë dëmtime të lehta.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Një aksident dramatik ka ndodhur pasditen e sotme (22 nëntor) në aksin kombëtar Lushnjë-Rrogozhinë.
Shkak u bë përplasja e dy mjeteve “kokë më kokë” dhe për pasojë një prej makinave ka marrë flakë.
Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferët janë larguar nga rreziku.
Aksidenti ndodhi në rreth-rrotullim, kur mjeti tip ‘Ford’ ka goditur nga pas një makinë tip “BMW X5” dhe për pasojë ka marrë flakë.
Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.
Nuk ka të lënduar nga të dy mjetet. Policia Rrugore ndërkohë po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun.
Sipas zjarrfikësve, mjeti tip ‘Ford’, nga përplasja ka pasur shkëndijë në bateri dhe më pas tubat e gazit që janë çarë kanë sjellë flakët.
Po punohet edhe për pastrimin e autostradës.




