“Më ka mbetur 1 vit jetë”, mbesa e ish-presidentit zbulon se është me kancer (MESAZHI perlotes i saj)

Mbesa e ish-Presidentit të SHBA, John F. Kennedy, Tatiana Schlossberg, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer, ndërsa bluzat e bardha i kanë thënë se ka dhe një vit jetë.

Një vit më parë, 35-vjeçarja tha se ishte diagnostikuar me leuçemi akute mieloide, mutacion i rrallë i njohir si inversioni 3, anomali genetike e gjetur në më pak se 2 për qind të rasteve.

Mjekët tashmë kanë zbuluar kancer.

“S’e besoja dot që po flinsin për mua. Kisha notuar një milje në pishinë një ditë më parë, nëntë muajshe shtatzënë. Nuk isha e sëmurë, nuk ndihesha keq. Isha një nga njerëzit më të shëndetshëm që njihja.”-tha ajo një vit më parë.

Schlossberg, një gazetare mjedisore, është vajza e dytë e ish-ambasadores amerikane Caroline Kennedy dhe stilistit Edwin Schlossberg. Tatiana Schlossberg dhe bashkëshorti i saj, George Moran, kanë një djalë 3 vjeç dhe një vajzë 1 vjeçe.

Gjatë gjithë jetës sime, jam përpjekur të jem e mirë, të jem një studente e mirë, një motër e mirë dhe një bijë e mirë, dhe ta mbroj nënën time dhe të mos e bëj kurrë të mërzitet ose zemërohet. Tani i kam shtuar një tragjedi të re jetës së saj, jetës së familjes sonë, dhe nuk ka asgjë që mund të bëj për ta ndaluar atë”-shprehet ajo.