Komuniteti i Korçës ka bërë me dije një lajm të trishtë, atë të ndarjes nga jeta të mësuese Fjoralba Dule.
Fjoralda, në një moshë fare të re, nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Fjori, do të kujtohet gjithmonë nga miqtë, të afërmit, familjarët e nxënësit e saj, si një njeri plot dritë e dashuri dhe e përkushtuar në profesionin e saj.
Sëmundja e tmerrshme e mposhti, por kujtimi i saj do të jetojë përgjithmonë në zemrat e atyre që e deshën dhe e respektuan.
Gazetari i EuroNews ka bere nje reagim prekes per Fjoralben, duke zbuluar pak detaje te dhimbshme:
Fjori, lamtumirë
Sa shumë halle të ranë ty në këtë jetë, sa shumë durove. Sa shumë e luftove sëmundjen. E prap e kishe mendjen tek udhëtimet. Me ty kam shumë foto kohët e fundit kur flisnim në kamera, por sot njerëzve do u them se Fjori po këndon në qiell. Siç këndonim bashkë në Gramsh.
Të gjykuan, të paragjykuan, të shanë, të lëvizën nga puna, të sëmurën e ti prap thoje; “A do bëjmë ndonjë udhëtim”. Njerëzve po u tregoj Fjorin që këndonte.
Pak të njohën për shpirtin bujar. Kur unë shpërndaja familjet në nevojë e ti kishe vetëm pak lek, prap thoje, shko ndihmoi. Eh moj profesore. Këndo.
Këndo aty ku ka veç gëzim. Se ti i takon parajsës. Një shpirt i lirë si ti, është vetëm engjëll. Fëmijët e tu këtu në tokë do rriten me shembullin e mamit të tyre që bëri gjithçka për t’i rritur. Gjithçka.
Lamtumirë Fjor. Do këndojmë përsëri…





