I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Bledi Mane, për një bisedë të sinqertë dhe pa filtra, siç vetëm ai di…
Çfarë po ndodh me ty dhe Shqipe Hysenaj? A ka vërtet diçka mes jush
Unë gati tre herë i kam kërkuar Shqipes që të bëhemi prindër të një fëmije. Meqë e shikoj që edhe Shqipes po i ikën mosha, se ne meshkujt 5 minuta e kemi atë të shkretë gjë… Dhe gjithmonë mendoja që një fëmijë me karakteristikat e mia dhe të Shqipes, do të dilte një fëmijë i lezetshëm. Tolerant si babai, agresive si nëna.
Po nëse formimin intelektual do ta merrte nga Shqipja?
Do punonte babai për ta ripunuar në një mutacion gjatë rrugës. Por ajo ka refuzuar të treja herët.
Ti do doje të martoheshe me Shqipen apo thjesht të bëje një fëmijë me të?
Të bëja një fëmijë me Shqipen, natyrisht kontakti seksual dhe të gjitha këto ndoshta do ta zbuste Shqipen në një lloj mënyre, do ta zbriste me këmbë në tokë. Por kam vënë re që Shqipja nuk sakrifikon, i do gjërat gati.




