Personi që shihni në foto është Hamza Uka, një person, i cili prej kohësh është nën vëzhgimin e Antiterrorit. Nga banesa e braktisur në Orosh të Fushë Arrëzit në Pukë, Uka ka dalë i plagosur, por nuk dihet se në çfarë rrethanash. Burime raportojnë se policia nuk i ka përdorur armët në drejtim të dy objektivave.
Hamza Uka gjithashtu më parë ka qenë komando në Irak ndërsa prej 1 muaji së bashku me Juljan Cumrakun banonin në shtëpinë e braktisur në Orosh. Cumraku është nipi i pronarit të banesës, Mehill Cumraku.
Banesa është rrethuar që prej orëve të para të mëngjesit nga policia e Pukës, por pas dështimit të negociatave, në zonë mbërritën forcat RENEA. Prej orësh janë bërë thirrje me megafon për tu dorëzuar ndërsa personat brenda në banesë kanë thirrur ‘Allahu Ekber’. Cumraku gjithashtu ka thënë se ‘nuk dorëzohem se duan të më vrasin’.
Për të arritur në dorëzimin e tyre, policia në vendin ne ngjarjes solli vëllain e Cumrakut dhe motrën e Ukës. Pasi dy personat janë dorëzuar, forcat RENEA kanë siguruar menjëherë perimetrin duke bërë kontrolle për lëndë plasëse e për armë të fshehura në banesë.
Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë në Orosh të Fushë Arrëzit, ku Julian Cumraku dhe Hamza Uka qëndruan të izoluar dhe të armatosur për më shumë se 10 orë në një banesë të braktisur, ndërsa policia dhe RENEA vijonin thirrjet për dorëzim.
Julian Cumraku dhe Hamza Uka u dorëzuan pas shumë orësh negociata me policinë dhe të afërmit e tyre, ndërkohë që nuk munguan as kërcënimet me armë zjarri nga ana e tyre.
Gjatë orëve të izolimit, nuk munguan kërcënimet me armë zjarri, duke e bërë situatën tepër të rrezikshme.
Sipas burimeve, Cumraku dhe Uka ishin pikasur herët në mëngjes nga patrulla të Policisë së Pukës, çka çoi në rrethimin e menjëhershëm të ndërtesës ku fshiheshin.
Burime bëjnë me dije se të dy personat ishin prej kohësh në vëzhgim nga strukturat e Antiterrorit.
Emri i familjarit të tyre, Erzen Uka—ish-pjesëtar i forcave paqeruajtëse shqiptare në Irak—ka dalë më herët në media për një çështje gjyqësore, në të cilën ai ishte dënuar me tre vite burg për akuzën e “nxitjes së urrejtjes fetare”.
Në vitin 2015, Uka u arrestua si i dyshuar për përgatitjen e fëmijëve dhe të rinjve për t’u bashkuar me ISIS, akuzë që aso kohe solli përplasje të forta mes Ukës dhe gjyqtarit Bibë Ndreca
Dy personat, ndonëse rrallë ishin parë në rrugët e fshatit, nuk kishin shkaktuar probleme. Madje, ata kishin frekuentuar edhe xhaminë e fshatit Kryezi, në të cilën nuk ofrohen shërbesa të rregullta për shkak të mungesës së personelit fetar.
Dyshimet se ata ishin të armatosur rëndë e bënë situatën edhe më të rrezikshme, ndaj forcat speciale shmangën çdo ndërhyrje direkte deri në sigurimin e kushteve për një zgjidhje pa pasoja, edhe pse të dy ishin të vendosur të mos i përgjigjeshin thirrjeve për dorëzim të policisë.




