Shefi i diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis ka hartuar një plan të ri veprimi për marrëdhëniet me Tiranën zyrtare, plan që do t’ia paraqesë më 16 dhjetor homologes së re shqiptare Elisa Spiropali në të parën vizitë në Athinë.
Në krye të axhendës së takimit të dy Ministrave të Jashtëm në Athinë muajin e ardhshëm do të jetë diskutimi për ndarjen e detit.
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, marrëdhëniet mes të dyja shteteve fqinjë janë gjithashtu në axhendën e Gerapetritis për takimin e dhjetorit në tokën helene.
Udhërrëfyesi i ri Athinë–Tiranë u hartua sipas mediave greke pas rizgjedhjes së Edi Ramës për një mandat të katërt qeverisës, me premtimin popullor për anëtarësim të vendit të shqiponjave në BE deri në vitin 2030.
Çështja pezull e zonave ekonomike detare në detin Jon greko-shqiptare thuhet se në Athinë po fiton tani një vrull të ri në dritën e lëvizshmërisë më të gjerë në rajon dhe të projekteve të ndryshme të energjisë.
Greqia dhe Shqipëria kishin rënë dakord që në vitin 2020 ta paraqisnin mosmarrëveshjen për delimitimin e ZEE-së në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por kjo çështje dypalëshe ka mbetur ende pezull.
Shqipëria do të ketë nevojë që të mbështetet te fqinji jugor edhe për faktin se plani i saj për përfundimin e bisedimeve të pranimit në BE deri në vitin 2027, përkon me kohën kur Greqia do të mbajë presidencën e Këshillit Evropian.
Ballkani në fokus të Greqisë
Burime diplomatike kanë folur së fundmi për një “ritëm të jashtëzakonshëm” për sa i përket shpejtësisë me të cilën Shqipëria po përparon në negociatat e saj të pranimit, në një kohë kur vetëm pak ditë më parë BE hapi kapitullin e fundit të pranimit, me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë që arriti qëllimin e “hapjes së plotë deri në vitin 2025”.
Gjatë darkës informale në Bruksel, në të cilën mori pjesë George Gerapetritis në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme, Ballkani Perëndimor ishte në qendër të diskutimit.
Ministri i Jashtëm grek u paraqiti dje homologëve të tij qëllimin e Athinës për të ndërmarrë, në kuadër të presidencës greke, një iniciativë që do të ketë të bëjë me rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor në lidhje me vizionin që duhet t’u jepet popujve në sfondin e këtij procesi.
Ministria e Jashtme greke, nëpërmjet kreut të diplomacisë greke, e ka bërë të qartë se e konsideron të nevojshme të paraqesë në lidhje me çështjet që secila presidencë vendos në axhendë me Ballkanin Perëndimor në sfondin e situatës jashtëzakonisht komplekse që mbizotëron në rajon për shkak të tensioneve dhe nacionalizmave në rritje.




