Për herë të parë në histori, djali i mjekut të njohur shqiptar shkëlqen në konkursin me shkollat internacionale

Dionis Senjo, djali i dy mjekëve të respektuar në radhët e bluzave të bardha, ka shkruar historinë në kompeticionin rajonal “Mathcounts”.

Për herë të parë, Dionisi u shpall fitues në kategorinë Junior për moshën e tij dhe gjithashtu, triumfoi në Countdown Round, duke mposhtur gjashtë fitues të kategorisë Senior deri në klasën e 12-të, një arritje që nuk ishte regjistruar më parë.

Pjesëmarrës në këtë garë ishin shkolla internacionale nga Maqedonia e Veriut, Stambolli, Bukureshti, Azerbajxhani, Qiproja, Kosova dhe Tirana, duke e bërë suksesin e Dionisit një ngjarje me të vërtetë rajonale dhe historike.

Lidhur me këtë sukses të së voglit ka reaguar edhe babai i tij, doktori i Onkologjikut, Sotiraq Senjo, i cili nuk ka nguruar të shprehë me ndjekësit krenarinë për të birin.

Për herë të parë në histori, djali i mjekut të

“Ndodh për herë të parë në histori që Dionis, pasi siguroi vendin e parë në kategorinë Junior Mathcounts për moshatarët e tij, mundi në Countdoën Round 6 fitues të kategorisë Senior deri në klasën e 12-të, duke u bërë i pari që e ka arritur një gjë të tillë! Pjesëmarrës ishin shkollat internacionale të Maqedonisë së Veriut, Stambollit, Bukureshtit, Azerbajxhanit, Qipros, Kosovës dhe Tiranës”, shkruan ai.

Ndërkohë që dhe vetë Dionisi ka postuar në rrjetet suksesin e tij në këtë garë ku pjesëmarrëse ishin nxënës të disa shkollave të njohura.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju se sot, për herë të parë në historinë e Mathcounts rajonale, pasi dola kampion në kategorinë Junior të klasës së 9-të, munda edhe 6 kampionë Senior deri në klasën e 12-të nga shkolla internacionale të Bukureshtit, Stambollit, Shkupit, Azerbajxhanit, Qipros, Kosovës dhe Tiranës, duke u shpallur kampion absolut.“, shkruan Dionisi, suksesi i të cilit ka ardhur falë përkushtimit të tij, por dhe familjes, duke e bërë birin e tyre që të shkëlqejë jo vetëm si nxënës, por edhe si talent i jashtëzakonshëm në lëndën e matematikës.

Sondazh