Tre vite me parë i vd*qën dy vajza në makinë, Policia e kishte arr*stuar disa herë, Arbër Tivari thyen arr*stin dhe bën cmendurinë ne Durres (PAMJET)

Arbër Tivari, një i ri nga qyteti i Durrësit, është arrestuar nga shërbimet e Policisë pasi rezulton se është autor i disa vjedhjeve në lokalet e qytetit bregdetar. 29 vjeçari rezulton se ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një aksident të ndodhur tre vite më parë në autostradë.

Mirëpo, privimi nga liria nuk e kishte penguar Arbër Tivarin që të dilte nga shtëpia dhe të kryente vjedhje në lokale të ndryshme në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës njoftojnë se kanë arrestuar shtetasin Arbër Tivari 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, i dënuar më parë dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për një aksident rrugor me pasojë jetën, i ndodhur në vitin 2022.

Tre vite me parë i vdiqën dy vajza në makinë, Policia e

Aksidenti tre vite me pare ne autostrade

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe shoku i tij, pasi ka rezultuar se në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 18.11.2025, gjatë natës, në lagjen nr. 18 Durrës, në lokalin e shtetasit L. K., kanë vjedhur sende të ndryshme brenda lokalit, me vlerë 3 000 000 lekë të vjetra.

Problematiku Arbër Tivari

I riu, ashtu siç bën me dije Policia e Durrësit, ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një ngjarje të rëndë të ndodhur tre vite më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pasi mjeti të cilin ai e drejtonte u përplas me trafikndarësen dhe për pasojë humbën jetën dy vajza të reja.

Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, banuese në Durrës dhe 26 vjeçarja Silva Gjergji, banuese në Mirditë, ishin pasagjere në automjetin që drejtohej nga Arbër Tivari dhe humbën tragjikisht jetën, nga përplasja e fortë.

Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 Nëntorit 2022 në autostradën Tiranë-Durrës. Siç rezulton, tre vite nga ky aksident me dy viktima, 29 vjeçari nuk është dënuar ende dhe qëndronte në arrest shtëpiak.

Arbër Tivari është emër i njohur për Policinë e Durrësit, pasi në mars 2021 ai u plagos në lagjen nr.4 në Durrës, pas një konflikti çasti me Alket Buçpapaj, i cili pasi qëlloi me armë zjarri u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Për herë të fundit, Tivari është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake.

Ndërkohë, me arrestimin e sotëm, ai ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është kapur duke kryer një vepër tjetër penale, ndaj është dërguar menjëherë në qeli, ku do të qëndrojë deri në përfundim të dy proceseve gjyqësore.