E fundit! Tr*nditet vendi! Tjetër at*ntat si ai i Rinasit, makina e ndoqi dhe q*lloi, ja kush ishte objektivi

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti.

Dyshohet se është qlluar drejt mjetit të Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashkos. Ai njihet si person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë.

Në 13 tetor të 2017-ës, Sula u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjen ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Sula u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Ndërsa më 12 qershor të vitit 2016, Julian Sula u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico, por në vendngjarje thuhet se kishin qenë dhe nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti dhe Sajmo Xheliu.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Sakaq, informacione paraprake sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet pa targa i djegur, çka ngre dyshime për atentat.

Top Channel

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel