Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 pasagjerë.

Ata janë transportuar drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe dinamikën.