Ish e dashura Aferdita Dreshaj bën reagimin që nuk pritej per Shpat Kasapin, dhe i preku te gjithe

Ish-partnerja e hershme e këngëtarit, Afërdita Dreshaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit.

Ajo ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku theksoi dhimbjen e thellë për humbjen e një njeriu të talentuar dhe të dashur për publikun.

Dreshaj e cilësoi këngëtarin si një person të jashtëzakonshëm dhe shprehu trishtimin për këtë humbje të papritur, duke i dhënë ngushëllime familjes dhe miqve të tij

Anton Prendi, menaxheri dhe miku i Shpat Kasapit ka folur në “Shqipëria Live” për ndarjen e papritur nga jeta të artistit.

Ai tha se e ka të vështirë ta besojë pasi Shpati nuk ka patur probleme shëndetësore të mëparshme që të sillnin atakun kardiak. Ai shtoi se kishte dashur ta shihte Shpatin sa më të suksesshëm.

“Shpresoja që gjithçka të ishte ëndërr. Është e vështirë të besoj se nuk është më. Njihemi prej shumë vitesh por prej 3 vitesh punonim bashkë. Mesa di unë nuk ka patur probleme shëndetësore. Ai donte të hynte në ‘Big Brother vip’, ishte dëshirë e të dyve. Unë kam insistuar më shumë. Biseda e fundit ka qenë për këngën që do bënte me Erik Lloshin.

I biri ka probleme me të folurën dhe po mjekohej për këtë gjë. Shpati ishte i përkushtuar tek ai. Shpati ishte i afruar me të gjithë. Nuk kishte debate me askënd. Unë do doja ta shihja sa më lart, i kishte mundësitë për të qenë shumë i skusesshëm.”- tha ai.