Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria pret që në vitin 2028, të nisë negociatat politike me Bashkimin Europian.
Sipas tij, në atë vit homologia Giorgia Meloni do të jetë Presidente e Këshillit Europian dhe do të ndihmojë shumë Shqipërinë.
Duke mes e fshehur modestinë, Edi Rama kujtoi kohën kur ishte ministër i Kulturës, më shumë se dy dekada më parë, ndërsa theksoi se tani është veteran në politikë dhe nuk gabon.
“Do të ishte me të vërtetë qershia mbi tortë që në vitin 2028, vit kur Italia do të marrë kryesinë e Këshillit Europian dhe Giorgia do mbajë rolin e dyfishtë, atë të kryeministres dhe presidentit të KE, koha do të kalojë dhe do ta shihni që unë kam gjithmonë të drejtë. Gaboja kur isha më i ri si ministër i Kulturës, por tani që jam një veteran. Besoj se nuk gaboj. Kështu, pasi të kemi përfunduar negociatat teknike, në fund të 2028 do të nisim punën për negociatat politike dhe kur ajo të nisë, përgjegjësia do të jetë e Giorgias, ne do të hapim atë derë që për ne qëndron e mbyllur prej qindra vitesh“, u shpreh Rama.




