Nisur nga vd*kja e Shpat Kasapit, pse janë shtuar s*lmet në zemër tek moshat e reja? Kardiologu zbulon si të ruhemi

Në nisje të emisionit të sotëm, 26 nëntor, të “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Ky i fundit ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 40 vjeçare prej një sulmi në zemër.

Nisur nga ky rast fatkeq, lind pyetja natyrshëm se pse janë shtuar kaq shumë sulmet në zemër, veçanërisht tek moshat e reja? Disa përgjigje lidhur me këtë i dha në studio kardiologu Indrit Temali.

Indrit TemaliFatkeqësisht vdekjet e papritura nuk prekin vetëm moshat e mëdhaja, por edhe të rejat. Ka disa shkaqe, lidhen me zemrën, muskulin e zemrës, trashja e mureve të zemrës, infeksionet, sëmundjet të ventrikulit (barkushja) të djathtë, janë anomali strukturore të zemrës.

– Po pse tek mosha kaq të reja?

Indrit Temali: Disa janë gjenetikisht të përcaktuara. Ka lidhje edhe me stilin e jetësës, heteroskleroza në moshë të re është shtuar prej stilit të pashëndetshëm të jetesës, duhani, obeziteti, përdorimi i stimulantëve siç është kokainë që nxit aritmi të zemrës dhe mund të jetë fatale. Në moshë të re prevalojnë sëmundjet e lindura.

– Po a ka ndonjë masë mbrojtëse?

Indrit TemaliDuhet një lloj depistimi (kardiovaskular) të popullatës, një shiringë zemre mundësisht tek të gjithë.

– Ka ndonjë sinjal?

“Vdekje e papritur mund të jetë e beftë, pa shenja fare. Në raste të tjera mund të ketë që të ketë pasur dhimbje gjoksi, rrahje të shpejta zemre apo rënie të fikëti e që nuk janë vlerësuar, sidomos kur nuk ka një shkak të identifikueshëm”, tha kardilologu.

Kujtojmë se 1 vit më parë, pikërisht prej një ataku kardiak, vdiq në moshën 44 vjeçare edhe politikani i njohur Gerti Bogdani.