Tr*nditese ne Librazhd! Dy vëllezërit ab*zojnë s**sualisht me motrën e tyre 8-vjeçare, policia e lë vajzën sërish me vëllain sepse…(Video)

Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamundësisë për t’i edukuar dhe arsimuar siç duhet. Mjedisi tipik i rrëfenjave migjeniane, ku krahas skamjes ka zënë vend edhe dhuna, abuzimi e padyshim indiferenca e institucioneve që mbyllin sy e veshë përballë realitetit që do ju tregojmë.

Jemi në fshatin malor të Bashkisë Librazhd, nën çatinë e kësaj familjeje, aty ku ‘fshihet’ një histori e tmerrshme që askush s’ka dashur ta shohë.

Teksa i hedhim një sy banesës me mure që mbajnë lagështi, dysheme të kalbur, dhe dyer e dritare që fusin të ftohtin imagjinohet lehtë situata shëndetësore e kësaj gruaje dhe fëmijëve të saj. Aq më tepër kur bëhet fjalë për nevojat minimale, që nga ushqimi, dritat apo ngrohja.

Duket qartë se humbja e babait ka shënuar një kthesë të fortë në jetën e kësaj familjeje. Pas dy vitesh mungesë të tij, fëmijët nuk pyesin më për nënën e tyre, e cila përballet jo vetëm me vështirësitë e jetës, por edhe me dhunën dhe ngacmimet e tyre.

Vajza e zonjës, për të cilën po flasim, është vetëm tetë vjeçe dhe nëna e saj flet tërësisht e dorëzuar përballë fatit të trishtë të së voglës së saj.
Duhet të sqarojmë që shkaku kryesor që na detyroi të shkojmë me urgjencë tek kjo familje, është një video tepër e rëndë, e cila qarkullon tek banorët e fshatit, kryesisht tek fëmijët.

Nëna na zbulon detaje tronditëse, ku sipas saj djemtë kanë një sjellje jo normale ndaj vajzës së vogël. Sipas saj aludohet se banorët e fshatit kanë dijeni për një video me përmbajtje të një ngacmimi të vëllait ndaj motrës së tij të vogël, ndaj i kanë thënë të tregohet edhe më e kujdesshme me vajzën e saj.

E gjendur mes atyre që përjeton brenda katër mureve dhe fjalëve të fqinjëve të saj, nëna ndjen një dilemë dhe një frikë të madhe nëse vërtet ka ndodhur diçka edhe më e rëndë. Nëna na shpreh merakun që ka se çfarë do të thonë në fshat, pa arritur aspak të kuptojë gjendjen emocionale të vajzës së saj 8 vjeçare, që abuzohet rregullisht nga vëllezërit.

Dy vëllezërit e kanë kthyer incestin në një normalitet, aq sa tashmë nuk ruhen më as nga nëna e tyre, që mjaftohet vetëm duke iu ngritur zërin herë pas here.

Nga sa na thotë nëna, vajza e saj ka bërë një komunikim edhe me psikologen e shkollës, që me sa duket ka kuptuar se në këtë familje diçka nuk shkon. Ndaj pasi mësojmë këtë detaj, vendosim të shkojmë në shkollën e dy fëmijëve të mitur, atje ku na pret drejtoresha.

Më pas komunikojmë edhe me psikologen e shkollës, e cila na tregon evidencat nga komunikimi që ka patur me dy fëmijët e mitur.
Psikologia me pak fjali na ka bërë një panoramë të plotë të asaj që mendon se ndodh në atë familje, por gjithmonë me doza të forta dyshimi ndaj nënës, që sipas saj është kontradiktore.

Gjithashtu mësojmë se rasti është referuar prej dy muajsh nga psikologia tek institucionet përkatëse. Por mesa duket dy muaj nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur një çështje kaq delikate dhe emergjente. Sidomos kur flitet për veprimet aspak normale të djalit të madh të familjes.

Si drejtoresha ashtu edhe psikologia e shkollës, gjatë gjithë bisedës me to, e shmangën problemin e vërtetë të kësaj familjeje, duke e kanalizuar tek varfëria dhe mungesa e inteligjencës së nënës, e cila sipas tyre është e paaftë për të kuptuar situatat dhe shpeshherë tregohet kontradiktore.

Kjo retorikë u artikulua aq shpesh, sa për një moment na bëri edhe ne të dyshojmë nëse fjalët e nënës janë të vërteta. Por dy ditë më vonë gjërat morën një rrjedhë tërësisht të papritur.

Ndërkohë hapi i radhës për t’i dhënë fund këtij abuzimi të tmerrshëm ishte Bashkia Librazhd, e cila pas këmbënguljes tonë ia përcolli informacionin Policisë së Shtetit, duke bërë të mundur ndërhyrjen e menjëhershme për arrestimin e vëllait 18 vjeçar të familjes.

Por ky arrestim nuk i ka dhënë aspak zgjidhje problemit, sepse vëllai 14 vjeçar, për shkak të moshës, është lënë i lirë, dhe vazhdon të jetojë nën të njëjtën çati me nënën dhe motrën e abuzuar.