14 vjecarja shqiptare pesoi ab*rt pas dh*nimit nga mamaja! Spitali grek ben zbulimin e fr*kshem: Cfare ka bere vajza

Çështja e 14-vjeçares shqiptare në Menidi ka marrë përmasa të reja, pasi e mitura u paraqit të premten në mëngjes në komisariat, duke pretenduar se kishte sjellë me vete fetusin që, sipas saj, kishte humbur pas një dhune të ushtruar nga e ëma. Ajo mbante një gazetë brenda së cilës pretendonte se ndodhej fetusi.

Sipas mediave greke, pas denoncimit, efektivët grekë u nisën drejt Aspropyrgos, ku arrestuan nënën e vajzës. Më pas, ajo u dërgua në gjykatën e ish-shkollës Evelpidon, ku prokuroria e akuzoi për dëmtime të rënda trupore brenda familjes dhe ndërprerje të paligjshme të shtatzënisë. Çështja është referuar tek hetuesi, ku pritet të jepet dëshmia zyrtare.

Raporti i parë mjekësor hedh dyshime mbi versionin e së miturës

Mësohet se mjekët nuk kanë konstatuar shenja që përputhen me dhunën e rëndë të përshkruar nga 14-vjeçarja në dëshminë e saj fillestare. Rezultatet e para kanë ngritur pikëpyetje mbi dinamikën e ngjarjes dhe kanë shtuar paqartësitë rreth asaj që ka ndodhur para se e mitura të paraqitej në polici.

Familja mohon kategorikisht akuzat!

Në një intervistë për emisionin Live News, familjarët e vajzës kanë kundërshtuar çdo pretendim për dhunë. Vëllai i saj ka deklaruar se tre muaj më parë 14-vjeçarja ishte larguar papritur nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer, duke thënë vetëm se do të dilte të blinte një sanduiç. Ai theksoi se familja nuk kishte qenë në dijeni të shtatzënisë së saj.

Sipas tij, kur e ëma kishte tentuar ta vizitonte vajzën, disa persona i kishin dalë përpara, duke krijuar një situatë të tensionuar që më pas përfundoi në polici.

Edhe i ati ka pohuar se familja e ka kërkuar vajzën për ditë të tëra, madje kishte njoftuar edhe autoritetet. Ai pretendon se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe e cilëson raportimin si të pavërtetë. Babai kërkon që gruaja e tij të ekzaminohet mjekësisht për të konstatuar nëse ka ndonjë shenjë dhune.

Autoritetet greke po përpiqen të rindërtojnë ngjarjen dhe të përcaktojnë nëse deklarimet e së miturës qëndrojnë. Postime të mëparshme të vajzës në rrjete sociale sugjerojnë tensione familjare, por policia ende nuk ka dalë në një përfundim.