‘Festuan’ me këngët e Shpat Kasapit brenda BBVK ditën e ndarjes së tij nga jeta, Aludini zbulon arsyen e trishtë që fshihet pas

Ditët e fundit rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe reagime pas një momenti të diskutueshëm në shtëpinë e BBVK.

Pikërisht në ditën kur këngëtari Shpat Kasapi u nda nga jeta, në shtëpi u dëgjuan këngë të tij, gjë që nga një pjesë e publikut u cilësua si veprim i pakujdesshëm dhe i pamenduar mirë, shkruan “Kosovarja”.

Reagimet vinin nga të gjitha anët: disa e panë si mungesë ndjeshmërie. Polemika vazhdoi deri në mbrëmjen e sotme, kur gjatë prime-it, Alaudini iu drejtua familjes së Shpatit me një mesazh ngushëllimi.

Ai theksoi se, pavarësisht rrethanave, muzika mbetet mënyra më e fuqishme për të mbajtur gjallë kujtimin e një artisti.

Pas kritikave të ashpra që morën gjatë ditës së djeshme për vendosjen e muzikës dhe atmosferën festive në shtëpi në ditë zie, produksioni i “Big Brother VIP Kosova” është përfshirë në një tjetër incident të pakëndshëm, këtë herë me një lapsus ortografik gjatë transmetimit “Prime”.

Në nisje të spektaklit të sotëm, moderatori Alaudin Hamiti mbajti një fjalim prekës duke i shprehur ngushëllime familjes së këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare.

Megjithatë, stafi i rrjeteve sociale ka bërë një gabim të dukshëm në postimin zyrtar në Instagram. Ndërsa citohej moderatori, në mbishkrim emri i artistit u shkrua gabim si “Shpat Krasniqi” në vend të “Shpat Kasapi”.

Ky gabim, i cili u vërejt menjëherë nga ndjekësit, vjen në një moment delikat, duke shtuar dozën e pakënaqësisë te publiku që pret korrektësi maksimale kur bëhet fjalë për nderimin e një figure të dashur publike që sapo është ndarë nga jeta.