Erik Lloshi u ‘kr*qezua’ nga njerezit! nga deklarata per shendetine djalit te Shpat Kasapit, por nuk e besoni ja çfarë thotë shkenca

Deklarata e fundit e këngëtarit Erik Lloshi, i cili mohoi zërat se djali i të ndjerit Shpat Kasapi është në spektrin e autizmit, ka hapur një diskutim të gjerë mbi këto dy terma shpesh të ngatërruara, por edhe mbi gjuhën e përdorur.

I revoltuar ndaj mediave, Lloshi u shpreh: “Kjo hidhet poshtë si hipotezë sepse djali është shumë mirë, thjesht ka një vonesë në të folur. Nuk ka lidhje me autizmin, është një hipotezë që unë nuk po kuptoj se si kanë guximin mediat që ta nxjerrin këtë lloj gjëje pa u siguruar.”

Por ishte pikërisht mënyra se si këngëtari zgjodhi të mbrojë djalin e mikut të tij ajo që shkaktoi reagime. Duke thënë se fëmija “është shumë mirë” sepse “nuk është autik”, Lloshi bëri pa dashje një diferencim problematik, duke nënkuptuar se personat brenda spektrit nuk janë “mirë”, gjë që ushqen stigma të vjetra, shkruan Lokimagazine.com.

Por çfarë thotë mjekësia dhe shkenca për këtë?

Ndonëse në perceptimin e gjerë çdo vonesë gjuhësore lidhet me autizmin, ekspertët bëjnë një ndarje të qartë:

Autizmi (ASD) është një çrregullim neuro-zhvillimi që karakterizohet nga vështirësi në komunikim social, mungesë e kontaktit me sy, mosreagim ndaj emrit dhe sjellje të përsëritura.

Vonesa e të folurit (Speech Delay) është kur fëmija nuk arrin të shprehë gjuhën në kohën tipike, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht autizëm.

Dallimi kryesor qëndron te komunikimi social. Nëse një fëmijë ka vonesë në të folur, por ruan kontaktin me sy, përdor gjeste (si përshëndetja me dorë) dhe ka interes për të tjerët, atëherë gjasat për autizëm janë të ulëta.

Shkenca konfirmon se vonesa gjuhësore mund të jetë thjesht një ritëm më i ngadaltë zhvillimi dhe nuk duhet automatizuar si diagnozë autizmi.

Burimet:
Autism Parenting Magazine,
Better Speech