Disa ditë pasi dy ekstremistët fetarë Julian Cumraku dhe Erzen Uka, kërcënuan forcat e RENEA-s se do t’i qëllonin me armë në Orosh, imami Ylli Gurra ka ngritur disa xhami në vendin tonë, janë kthyer në filiza të ekstremistëve.
Gurra tha se në disa objekte kulti duhet ndërhyrë për të goditur ekstremizmin.
“Duhet të bëhet një ndarje e pjesës që quhet besim, pra besimi në vetëve islam në rastin konkret dhe besimtarëve myslimanë, me pjesën të cilët janë manipuluar, vazhdojnë të manipulohen dhe keqpërdoren. Marr parasysh ata që përfunduan në Siri të keqpërdorur dhe manipuluar, të cilët bëhen pjesë e kësaj ideologjie, në dallim nga qindra-mijëra myslimanë të Shqipërisë. Ajo që të krijon shumë pikëpyetje është keqpërdorimi i xhamisë në Kryeviz.
Që për fatin e keq edhe pse sot jemi në 2025 kemi akoma disa objekte kulti për të cilat duhet të ishte ndërhyrë me pakta para 10 viteve, Janë në Shqipëri, tashmë janë dhjetëra jo aq shumë sa ishin në vitet 2014-2015. Disa dhjetëra xhami që kanë qenë filizat apo problematika e kësaj linje, apo fryme ideologjie ekstreme që përfundoi me vajtjen e 140 qytetarëve shqiptarë në Siri. Akoma ka për fatin e keq”, tha Ylli Gurra.
Gjatë një interviste mediatike, Gurra bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se brenda Unazës së Tiranës ndodhet një nga këto xhami, të cilën ai e quan ekstremiste. Ndërsa akuzoi Komunitetin Mysliman se nuk ka bërë mjaftueshëm për të rikthyer rendin brenda këtij objekti kulti.
“Nuk po iki as më larg as më shumë, është brenda unazës në Tiranë, brenda unazës së kryeqyteti të Shqipërisë, një. Për të mos thënë pastaj në Pogradec, apo ja dhe rasti konkret në Pukë, apo në Kryeviz, meqenëse u bë publike dhe u vutë në dijeni se në cilën zonë janë. Janë pra tashmë të reduktuara në dhjetëra por janë.
Po, po janë në Tiranë. Prapë të jem i vërtet, duke marrë edhe fajet që i takojnë rrogëtarëve të Komunitetit, se kështu do ta them, askush nuk është aty për hir të Zotit, në sensin sa human po dhe fetar: ‘Përse akoma nuk janë bërë ndërkohë që në Tiranë ka qenë unaza që ju përmenda dhe Mëzezi’”, tha imami Ylli Gurra.
aspak dëshirë e vullnet për tu p[përfshirë edhe xhamia e Unazës së Re me një imam, apo hoxhë të emëruar dhe të funksiononte siç funksionojnë të gjitha objektet e kultit në Shqipëri”, shpjegoi Gurra.




