Ish-kandidatja e Partisë Demokratike në Qarkun Durrës, Ilirjana Kuçana, ka bërë me dije në emisionin Review në Euronews Albania se përfaqësues të lartë të selisë blu do të shkojnë në Washington të hënën (1 Dhjetor).
Kuçana nuk përmendi emra ndërsa theksoi se priten zhvillime të forta pasi “kokat” e Partisë Demokratike do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë në SHBA në kuadër të NATO-s dhe DASH.
“Ditën e hënë do të kemi zhvillime të forta. Përfaqësues të rëndësishëm të Partisë Demokratike do të kenë takime në nivelet më të larta në SHBA, në kuadër të NATO-s dhe në Departamentin e Shtetit.
Për t’ju treguar se pas rezolutës nga Brazili, për herë të parë ka një zv/President, një përfaqësues. Unë ju them se shumë shpejt do të shikoni që të hënën në SHBA do të ketë vizita shumë të rëndësishme nga PD.”-tha Kuçana.




