Cmenduri! Nga janari i VITIT 2026 çmimet do ‘FLUTUROJNË’, ja sa do rriten tarifat e sigurimeve të makinave!

Nga janari i vitit 2026 pritet që tarifat e siguracionit të automjeteve të pësojnë një tjetër rritje, e dyta kjo në harkun kohor të 12 muajve.

Vetë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare i justifikon ndryshimet që do të ndodhin me hyrjen ne fuqi të sistemit bonus malus, me të cilin sipas AMF do përfitojnë 96% e drejtuesve.

Por që prej janarit të këtij viti drejtuesit e mjeteve janë përballur me rritje deri në 30 përqind të tarifave për siguracionet e makinave, një rritje e kordinuar mes kompanive në treg dhe e miratuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes financiare.

Me skepticizëm shihet sistemi bonus malus edhe nga ekspertët e sigurisë rrugore. Sipas Fadil Likajt, për 2025, siguracioni është prerë nga 2-5 mijë lekë të reja më shtrenjtë.

Nëse për një makinë me 2 mijë kuaj fuqi në 2024 siguracioni kushtonte 16 mijë lekë, për vitin 2025 fatura e siguracionit është jo më pak se 20 mijë lekë.