Ernest Muçi ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në Turqi me Trabzonsporin gjatw fundjavws. Në ndeshjen kundër Konyaspor, sulmuesi shqiptar tregoi edhe njëherë tjetër potencialin e tij duke shënuar nga distanca. Por vërtet e habitshme ishte fakti se Muçi nuk iu afrua aspak me festimin e tij, magjisë së këtij goli, teksa nuk lëvizi nga vendi si të kishte shënuar nga 11-metrat. E gjitha kjo i ka bërë përshtypje edhe moderatorit të “Mega Sport” në “A2 CNN”, Altin Sulçes.
“Në Turqi janë mahnitur nga Ernest Muçi. Po shikoja një postim brilant, fantastik që vjen nga Turqia për të, pyesnin nëse ai gol ishte një inteligjencë artificiale apo e vërtetë. Kishin bërë një fotografi ku Ernest Muçi dilte me një cip në tru. Ajo që mua më habiti fare pastaj ishte reagimi pas golit. Nuk festoi fare, nuk lëvizi nga vendi pas një super goli të tillë që duhej të ishte tërbuar. Nuk e di, aty dukej me zemër skandinavi, jo me zemër shqiptari”, tha Sulçe. (A2 Televizion)




