E fundit! Se ka parë njeri qe prej…! Zhd*ket gazetarja e njohur, ja për çfarë dyshohet (foto)

SIBERI-Ish-bashkëpunëtorja e Radios Evropa e Lirë, Nika Novak – e cila u dënua me burgim vitin e kaluar nga një gjykatë ruse për shkak të ushtrimit të detyrës së saj profesionale – është zhdukur nga një qendër korrektuese në Siberi, tha avokatja e saj të hënën.

Julia Kuznetsova tha në një postim në rrjetet sociale se duket se Novak po transferohej nga Kolonia Penale Nr. 11 në fshatin Bozoj, në rajonin Irkutsk, megjithëse destinacioni i saj mbetet i panjohur.

“Këtë javë, një koleg avokat u përpoq ta vizitonte Nikën, por iu mohua hyrja”, shkroi Kuznetsova.

“Ai vuri re zhurmë të madhe dhe një numër të madh të oficerëve të Komitetit Hetimor në burg. Stafi i burgut nuk po shpjegon saktësisht se çfarë ka ndodhur”, shtoi ajo.

Kuznetsova tha se më 30 nëntor ajo telefonoi burgun për ta pyetur për Nikën, por kërkesa nuk iu pranua dhe iu kërkua të paraqiste një kërkesë zyrtare, gjë që ajo më pas e bëri.

Novak u dënua me katër vjet burgim pas një gjyqi me dyer të mbyllura për “bashkëpunim konfidencial me një shtet të huaj, organizatë ndërkombëtare ose të huaj”, një dënim që ajo dhe organizatat për të drejtat e njeriut e konsiderojnë të padrejtë. Ajo u transferua në Koloninë Penale Nr. 11 më 1 mars, ku u ankua për kushte të ngjashme me torturën, para se të hynte në grevë urie.

Ajo tha se u vendos në izolim pasi refuzoi t’i japë intervista mediave ku duhej të pretendonte se “gjithçka është në rregull në koloninë penale dhe të burgosurit janë të lumtur” dhe për refuzimin për të punuar si rrobaqepëse.

Presidenti i Radio Evropa e Lirë, Steve Capus, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse ta lirojnë atë, duke thënë se dënimi i saj me akuza “politikisht të motivuara synon të heshtë dhe frikësojë gazetarët individualë”.

Para arrestimit, Novak kishte punuar për ChitaMedia dhe kishte qenë kryeredaktore e faqes Zab.ru. Ajo kontribuoi në programet e Siberia.Realities të REL-it në vitin 2022.

Rasti i 33-vjeçares shënoi herën e parë që një gazetar u dënua nën nenin 275.1, një vepër që u fut në ligj vetëm në vitin 2022, muajt pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia./REL