Skip to content

Dh*nohen dhe rr*hen lojtarët e Skënderbeut nga futbollistët e Ilirisë (DALIN pamjet e renda)

Jemi më pak se gjysëm ore para ndeshjes Iliria – Skënderbeu. Duel ky i vlefshëm për javën e 14-të të Kategorisë së Parë.

Por para se të fillojë kjo sfidë ka “shpërthyer” lufta në Fushë – Krujë. Futbollistët e Ilirisë kanë sulmuar lotjarët e Skënderbeut dhe trajnerin Ernest Gjoka, të cilët po qëndronin në dhomën e zhveshjes në stadiumin “Redi Maloku”.

Lojtarët nga skuadra e Skënderbeut që u sulmuan janë Saleh Nasr, Altin Ukici dhe Mario Gjata. Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë klubi i Skënderbeut nëpërmjet një deklarate.

E PAPRITUR/ “Shpërthen” dhuna në Fushë –

Saleh Nasar

Nuk dihet ende se cila është arsyeja e kësaj përplasjeje, e cila ka nisur që para startit të sfidës. Vlen të theksohet se dueli i fazës së parë i zhvilluar në Korçë pati shumë tension dhe mbetet të shihet se si do të shkojë kjo sfidë.

Deklarata e klubit të Skënderbeut:

DEKLARATË Reagim i klubit KF Skënderbeu.

Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.

Ky nuk është futboll.

Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.

Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare.

Published inBank

Comments are closed.