Plas SH*RRI mes Braçes dhe Shehajt, socialisti shp*rthen dhe p*rplas tavolinën: Qepe po të them ose….(VIDEO)

Me debate të forta dhe përplasje mes deputetëve është shoqëruar mbledhja e kësaj të mërkure në Komisionin për Ekonominë, Punësimit dhe Financat ku dhe po diskutohej lidhur me marrëveshjen e paqes fiskale.

Ka qenë kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ai i cili i kërkoi fjalën e tij kryetares Milva Ekonomit, mirëpo kjo e fundit iu kthye duke i thënë se prioritet kanë anëtarët e përhershëm dhe më pas fjalën do e marrin zëvendësuesit.

Sipas Ekonomit pas përfundimit të fjalës së anëtarëve të përhershëm të këtij Komisioni, të cilët kanë punuar lidhur me këtë çështje dhe e kanë ndjekur nga afër, fjala do t’i kalonte Shehajt. Mirëpo ky i fundit kërkoi që t’i jepet e drejta e tij.

Pas këtyre replikave të njëpasnjëshme mes Ekonomit dhe Shehajt, ka qenë deputeti socialist ai i cili dëgjohet teksa përplas dorën mbi tavolinë dhe me tone të larta zëri i kërkon kreut të Partisë Mundësia që ta “qepë”.

Pjesë nga debati:

 Shehaj: Jam anëtar i këtij Komisioni.

Ekonomi: Jeni anëtar zëvendësues.

Shehaj: E çdo të thotë kjo gjë?

Ekonomi: E ka fjalën Braçe që është anëtar i përhershëm, më pas ju që jeni anëtar zëvendësues.

Ekonomi: Edhe vetë po e përjashton veten nga ky Komision, po na drejtohesh me ju. Prandaj them që nuk jeni anëtar si gjithë të tjerët, jeni zëvendësues. Nuk keni marrë pjesë në seancat paraprake. Fjalën e keni pasi të sqarohemi ne që po punojmë për këtë gjë.

Shehaj: Më ndërpretë fjalën. Ju mendoni se jemi në shkollë ose kopsht dhe thoni: ‘Kush është ka ardhur më shumë do flasë më shumë’. Mos e bëni këtë komision më qesharak seç është.

Braçe: Nuk vjen dot këtu dhe të na ofendosh ne. E ke bërë një herë, dy herë…

Shehaj: Qetësohu ti. Po flas me kryetaren.

Braçe: Boll po të them! Qepe po të them!

Shehaj: Qetësohu.

Braçe: Ka mundësi t’ia fikni atë mikrofon?