Moderatorja e njohur sportive, Laura Woods, ka reaguar pas momenteve të frikshme të së martës, kur ajo u humbi ndjenjat live në ekran gjatë transmetimit të ndeshjes së Anglisë së femrave kundër Ganës.
38-vjeçarja, e cila u bë nënë në janar me lindjen e djalit të saj Leo, u dërgua menjëherë te stafi mjekësor në stadium. Në një deklaratë të publikuar më vonë në rrjetin social “Instagram”, Woods siguroi publikun se është mirë dhe po rikuperohet.
“Ishte paksa e çuditshme,” shkroi ajo, duke shtuar: “Më vjen keq që ju shqetësova. Jam mirë. Mjekët më thanë se me shumë gjasa është një virus – duhet vetëm pak pushim dhe hidratim.”




