Ngjarje tr*gjike në Shqipëri! Polici përpl*s për vd*kje burrin në mes të rrugës (EMRAT)

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga aksidenti me vdekje që ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Maliq-Lozhan ku humbi jetën këmbësori 67-vjeçar Bashkim Hida.

Sipas raportimeve zyrtare nga uniformat blu, personi që aksidentoi Hidën është efektiv policie. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Maliq-Lozhan”, automjeti me drejtues shtetasin D. Q.,(punonjës policie), ka përplasur shtetasin B. H., rreth 67 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.