Newsbomb.al ka siguruar me video momentin e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla pak ditë më parë në qytetin e Elbasanit. Në pamje duket qartë momenti kur autori me kapuç në kokë zbret nga mjeti tip “Audi”, i afrohet makinës së biznesmenit dhe e qëllon këtë të fundit duke e lënë të vdekur. Pas vrasjes, autori largohet me shpejtësi ndërsa ende nuk ka një person të dyshuar si qitësi kryesor.
Sipas raportimeve në media, qitësi dyshohet të ketë qenë shtetas i huaj. Këto të dhëna janë bërë me dije nga burime pranë grupit të hetimit pas analizimit të të dhënave dhe provave të mbledhura deri tani. Ekzekutori ende nuk është identifikuar ndërsa pistat hetimore janë të hapura për autoritetet.
Një tjetër zhvillim në këtë ngjarje është arrestimi i Nevzat Spahos, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit. 29-vjeçari, me origjinë nga Prrenjasi, ka të shkuar kriminale dhe rezulton i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje.
Momenti i vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla




