Mbledhja e tensionuar me Edi Ramën, ish-ministri rrëfen detajet e fshehta: Ndryshimi që nuk votova…

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj rrëfeu një moment tensionesh të forta brenda PS-së në vitin 2008, kohë kur u miratuan ndryshimet kushtetuese.

Malaj tregoi për një mbledhje të gjatë me Edi Ramën të cilit i kërkoi që ndryshimet të shoqëroheshin me opinione profesionale nga ekspertë të së drejtës kushtetuese. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh, ndaj ai refuzoi t’i votonte ndryshimet, të cilat sot i konsideron si pikënisje e dobësimit të demokracisë së brendshme të partive.

Kritikat e Arben Malajt ndaj Edi Ramës nuk ishin të pakëta ndërsa theksoi se gjatë qeverisjes së tij, kryeministri nuk ka dashur të dëgjojë pavarësisht problemeve të qarta të qeverisjes.

Në këtë kontekst, ai theksoi se integriteti është test i vërtetë në kohë krize dhe se Rama duhet të vendosë standarde të qarta, sidomos kur bëhet fjalë për ministra nën hetim.